Shko në krye

Kush jemi ne?

Dy qendrat e ndërmjetësimit në Tiranë dhe Durrës menaxhohen nga CSSP - Qendra në Berlin për Ndërmjetësim Integrues, Dega në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve (DHKN) dhe Fondacionin Shqiptar për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve (FZKPM).

Krijimi dhe menaxhimi i të dy qendrave është një pjesë thelbësore e projektit "Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri", financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe zbatuar nga CSSP në koordinim me DHKN dhe AFCR.

Qendrat e Tiranës dhe Durrësit janë pilot i asaj që parashikohet të jetë një praktikë pozitive për rajonet e tjera të Shqipërisë për t'u ndjekur më vonë.

Shqipëria aktualisht po kalon një reformë thelbësore dhe gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë. Për shkak edhe të procesit të vetting-ut, gjykatat dhe prokuroritë po përjetojnë një rritje të rasteve të prapambetura dhe si rrjedhojë një zgjatje të afatit mesatar të gjykimeve. Ndërmjetësimi, si dhe instrumentet e tjerë të Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve, mund të luajnë një rol kryesor në mbështetjen e sistemit të drejtësisë në këtë fazë delikate.


Qendrat e Ndërmjetësimit synojnë të mbështesin ndërmjetësit, nga njëra anë, duke ndërtuar besim dhe bashkëpunim me institucionet publike dhe klientët privat, kështu duke çuar kështu në rritjen e numrit të rasteve të referuara prej tyre dhe, nga ana tjetër duke u ofruar ndërmjetësve dhe palëve një hapësirë të sigurt, komode dhe profesionale ku të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë të shpejtë dhe efikase.


Projekti operon me mbështetjen dhe në koordinim me Këshillin e Lartë Gjyqësor Shqiptar, Gjykatat e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Durrës dhe Zyrën e Prokurorisë në Durrës.

Përveç themelimit të dy qendrave të ndërmjetësimit në Tiranë dhe Durrës, aktivitetet e tjera të Projektit përqendrohen në mbështetjen e zhvillimit të sistemit të ndërmjetësimit në nivel kombëtar. Shembuj të kësaj janë këshillimi dhe asistenca ndaj Ministrisë së Drejtësisë në hartimin e akteve nënligjore dhe standardeve, mbështetja në zbatimin e kuadrit të ri ligjor, zhvillimi i kurrikulave të trajnimit dhe rritja e kapaciteteve, etj. Linjat e aktiviteteve përfshijnë gjithashtu shkëmbimin profesional midis zyrtarëve të qeverisë dhe ekspertëve të ndërmjetësimit midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera, në lidhje me përvojën e mirë të zhvilluar nga CSSP në programet e tjera të saj.


CSSP - Qendra në Berlin për Ndërmjetësim Integrues është një organizatë jofitimprurëse me seli në Berlin, Gjermani e specializuar në ndërmjetësim, lehtësimin e dialogut ndër-komunitar dhe zgjidhjen e konflikteve, me zyra lokale në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Shqipëri. Në të kaluarën, CSSP ka punuar gjithashtu në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Nepal.


Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve është një ent i pavarur publik që ushtron aktivitetin e saj bazuar në Ligjin e Ndërjetësimit nr. 10385, datë 02.02.2011, i ndryshuar. DHKN rregullon dhe kontrollon profesionin e ndërmjetësit, duke trajnuar ndërmjetës çdo vit përmes trajnimeve të vazhdueshme, dhe duke mundësuar trajnime fillestare për ndërmjetësit e rinj.


Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” është një organizatë jofitimprurëse profesionale, me një përvojë 25-vjeçare në promovimin, zhvillimin dhe zbatimin e ndërmjetësimit në Shqipëri.