Qendrat e Ndërmjetësimit
Qendra e Ndërmjetësimit Tiranë | |
---|---|
Adresa: | Rr. Astrit Sulejman Balluku Nd2, H3, Ap. 13 |
Tel: | +355 69322 1314 |
e-mail: | [email protected] |
Qendra e Ndërmjetësimit Durrës | |
---|---|
Adresa: |
Rr. Aleksandër Goga, L. 2, te Vila Verde në krah të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës |
Tel: | +355 69329 0614 |
[email protected] |

Qendrat e Ndërmjetësimit synojnë të mbështesin ndërmjetësimin duke i ofruar publikut një hapësirë të sigurt për trajtimin e mosmarrëveshjeve në mënyrë private, profesionale dhe efektive përmes ndihmës së profesionistëve të trajnuar, si dhe duke u ofruar ndërmjetësve të licencuar një mjedis të lirë, profesional dhe të rehatshëm për të ofruar shërbimet e tyre me standardet më të larta.
Qendrat e Ndërmjetësimit janë gjithashtu ambiente ku zhvillimi dhe përmirësimi janë procese të vazhdueshme. Qendrat do të jenë aktive dhe do të angazhohen për krijimin e kushteve më të mira për shërbimin e ndërmjetësimit si dhe aplikimin e praktikave, instrumenteve dhe teknikave të reja për zgjidhjen e konflikteve. Trajnimet dhe seminaret për ndërmjetësit janë pjesë e planit veprues të qendrave, për të zgjeruar dhe forcuar më tej kapacitetet e ndërmjetësve dhe për të kontribuar në zhvillimin e shërbimit të ndërmjetësimit në Shqipëri.
Qendrat e Ndërmjetësimit ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme që palët në mosmarrëveshje të ndjehen të qetë, të barabartë, të informuar dhe të kuptuar. Ato administrohen nga një person i përkushtuar, me kohë të plotë, i cili informon palët / publikun për ndërmjetësimin dhe procesin e ndërmjetësimit, mban komunikim me të gjitha palët e interesuara dhe administron aspektet administrative të çështjeve. Administratori i Qendrës dhe ndërmjetësit e kryejnë punën e tyre bazuar tek "Rregullorja e Brendshme" dhe "Kodi i Etikës" të cilët përcaktojnë mënyrën praktike - operative të sjelljes, si dhe vlerat që udhëheqin punën e përditshme.
Qendrat e Ndërmjetësimit bashkëpunojnë ngushtë me institucione, si
gjykatat, prokuroritë, rajonet e policisë së shtetit për të
promovuar dhe ofruar ndërmjetësimin si një instrument alternativ
për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Qendra gjithashtu mban kontakte me aktorët lokalë, siç janë
OJQ-të, shkollat dhe bizneset, në mënyrë që t’i informojë dhe t’iu
ofrojë ndërmjetësimin si menyrë për zgjidhjen e mosmarëveshjeve
dhe konflikteve në mënyrë të shpejtë dhe efektive. CSSP së bashku
me partnerët dhe, stafin e Qendrave gjithashtu angazhohen në
rritjen e ndërgjegjësimit si dhe në informimin e publikut të gjerë
për shërbimin e ndërmjetësimit, përmes materialeve dhe
aktiviteteve të ndryshme.
Dy Qendrat e para të Ndërmjetësimit të ngritura nga projekti "Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri" janë në Tiranë dhe Durrës. Të dyja ndodhen afër Gjykatave të Rrethit përkatës.